IAKV – Ebu Hanife

Shqiptimi i Shehadetit (dëshmisë) është kushti i parë që një njëri duhet ta plotësojë për të hyrë në Islam.

اَشْهَدُ اَنْ لاَ اِلهَ اِلاَّ اللهُ وَاَشْهَدُ اَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ

´´Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Tij´´

 

Një person konsiderohet mysliman sapo shqipton këtë frazë. Megjithatë, “qenia dëshmitar” në thelb nuk përbën vetëm një pohim verbal që bëhet vetëm një herë. Të gjithë njerëzit, duke përfshirë edhe myslimanët, nxiten për të mbajtur besimin e tyre të freskët duke rikujtuar vazhdimisht këtë pohim gjatë rrjedhës së jetës së tyre. Kurani u bën thirrje myslimanëve që e kanë deklaruar besimin e tyre dhe e praktikojnë, të mos pushojnë së përpjekuri në rrugën e besimit.

O ju që besuat! Besoni Allahun, të Dërguarit të Tij, Librit që ia ka zbritur të Dërguarit të Tij dhe Librit që e ka zbritur më parë. Kushdo që mohon Allahun, engjëjt e Tij, Librave e Tij, të Dërguarit e Tij dhe botën tjetër, ai me të vërtetë ka humbur larg prej udhës së drejtë. (Nisa 4:136)

Në një rast, Profeti ishte ulur dhe po rrinte në një kopsht. Ai i tha njërit prej sahabëve të tij: “Kur të takosh ndokënd jashtë këtij kopshti që të dëshmojë se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut duke qenë i bindur me zemër për atë që thotë, jepi atij sihariqin e parajsës”

Scroll to Top