IAKV – Ebu Hanife

بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا رَحْمَةً لِّلْعَالَمِينَ

Enbija 107

 

Falënderimet, madhërimet dhe adhurimet janë vetëm për Allahun xh.sh., Krijuesin e gjithësisë, Zotin e Botërave.

 Paqja, shpëtimi dhe bekimi i Allahut xh.sh. qofshin mbi zotërinë tone Muhammedin s.a.v.s., mbi familjen e tij, mbi shokët e tij besnik dhe mbi të gjitha ata që ndjekin rrugën e tij gjer në Ditën e Gjykimit.

 

Gjatë më shumë se 1 muaj, jemi munduar të flasim mbi jetën e më të mirit të gjithësisë, mbi jetën e Muhammedit a.s

 

Ne hutben e ditës së sotme, do ti hedhim një vështrim mëshirës dhe dhemshurisë së Muhammedit a.s.

 

Në ajetin që e lexova në fillim të hutbes, All-llahu xh.sh, na bën të ditur se, Profeti Muhammed është i derguar mëshirë për Botërat mbarë.

 

“Dhembshuria dhe meshira e Muhammedi a.s´´

 

Meqë Pejgamberi i dashur (s.a.v.s.) ishte dërguar si mëshirë për mbarë universin, edhe butësia e dhembshuria e tij ishin universale. Sipas tij, krahas njerëzimit, edhe të gjitha kafshët, të gjitha bimët, madje edhe të gjitha sendet e pashpirt, janë amanete të Zotit. Angazhimi i tij i gjithëmbarshëm ishte që ta çonte në vend detyrën e ruajtjes së përgjegjësisë së këtij amaneti.

Muhammedi a.s na meson se, ç´do gjë në këtë botë (kafshët bimët dhe sendet) është amanet që Zoti ia ka lënë njëriut

 

Ai gjithmonë na ka këshilluar që të jemi të mëshirshëm:

 

“Ai që është i mëshirshëm ndaj të tjerëve edhe Zoti është i mëshirshëm ndaj tij. Tregoni mëshirë e dhembshuri ndaj atyre që janë në tokë, nëse doni të tregojë mëshirë për ju ata që janë në qiej.”

 

Profeti a.s asnjëherë nuk ka mallkuar askënd, madje as ata që i kanë bërë padrejtësi:

 

“Jo, unë nuk jam dërguar për të mallkuar, por si mëshirë për të gjitha botët”.

 

Muhammedi a.s tregonte mëshirë dhe dhembshuri edhe për kafshët:

 

Në këshillat që ai ia jep nipit të vet shpirtëror Usame bin Zejdit e shohim të njëjtën ndjeshmëri:

 

“O Usame, të lutem ki kujdes ndaj kafshëve që janë nën kujdesin tënd! Se përndryshe ato do të të padisin ty përpara All-llahut në Ditën e Kijametit”.

 

Një nga disa momente nga Xhenneti dhe Xhehennemi që iu paraqisnin Profetit Muhammed a.s, e shpreh kështu:

 

“Në Xhehennem e pash një mace e cila vazhdimisht ia rrepte fytyrën me thonjtë e vet një gruaje. Kur pyeta se përse ndodhte kështu, mu tha: ‘Kjo grua në dunja e ka mbyllë këtë mace në një dhomë dhe nuk i ka dhënë të hajë e të pijë dhe nuk e ka lëshuar që ajo vetë të ushqehet derisa macja vdes. Andaj edhe tani kjo grua gjendet në xhehenem dhe po dënohet…”.

 

Aisha po ngiste një deve të pashtruar, që ishte e pabindur dhe filloi ta godiste vazhdimisht. I dërguari i Allahut i tha: “Duhet të kesh mëshirë”. (Transmeton Al-Bajhekiu).

 

 

Teolog: Resmi LIKAJ

Imam në IAKV ´´Ebu Hanife´´

(Hytbeja e mbajtur, më 15 dhjetor 2017 IAKV ´´Ebu Hanife, Troisdorf, Gjermani)

 

Scroll to Top