الحمد لله، والصلاة والسلام على رسول الله – صلى الله عليه وسلم -، وأشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له، وأشهد أن محمدًا عبده ورسوله، وبعد
Falënderimet dhe lavdërimet janë për All-llahun, Zotin e botërave.
Paqja, mëshira dhe bekimet mbi vulën e profetëve, Hz Muhamedin a.s, mbi familjen dhe mbi shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.
.
“Të vdekurin e përcjellin tri gjëra; dy kthehen, ndërsa njëra mbetet me të. E përcjellin atë familja, pasuria dhe puna e tij; kthehen familja dhe pasuria, ndërsa me të mbetet puna e tij.”
(Buhariu dhe Muslimi)
Pra, njëra nga këto tri gjëra, të cilat e përcjellin njeriun deri në varr, është familja e tij.
Sa e çuditshme është kjo Bote, sa e poshtër është kjo Bote!
Njërëzit që më së shumti i do dhe të duan, familja jote, më të afërmit tu, të fusin në varr dhe të largojnë nga ta!
Sikur t’u jepeshin atyre me miliona euro, kurrë nuk do të pranonin që trupi yt i vdekur të qëndronte me ta!
Nisur nga kjo, Sot do te ndalem për të reflektuar mbi një hadith të profetit Muhammed (a.s), hadith ky i cili përmbledh 3 pika të rëndësishme që ne shpesh herë i harrojme
جاء جبريل – عليه السلام – إلى رسول الله – صلى الله عليه وسلم – فقال
Erdhi Xhebraili a.s tek i derguari a.s dhe tha:
يا محمد، عش ما شئت فإنك ميت
O Muhammed, jeto si te duash por një dite do të vdesësh
وأحبب من شئت فإنك مفارقه
Duaje kë të duash, do të ndahesh prej tij
واعمل ما شئت فإنك مجزي به
Puno çfarë të duash atë do ta gjesh
(Ahmedi dhe Hekimi)
مَنْ عَمِلَ صَالِحًا فَلِنَفْسِهِ وَمَنْ أَسَاءَ فَعَلَيْهَا وَمَا رَبُّكَ بِظَلاَّمٍ لِّلْعَبِيدِ
Wer das Rechte tut, es ist für seine eigene Seele; und wer Böses tut, es ist wider sie. Und dein Herr ist niemals ungerecht gegen die Diener. (Fussilet 46)
Teolog: Resmi LIKAJ
Imam në IAKV ´´Ebu Hanife´´
(Hytbeja e mbajtur, më 05 dhjetor 2018 IAKV ´´Ebu Hanife, Troisdorf, Gjermani)