IAKV – Ebu Hanife

Ajet Kuranor:„O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.“ (El-Bekare 183)

Hadith profetik:“Çdo vepër e birit të Ademit i takon atij, përveç agjërimit. Ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të.“
Duaja e ditës:O Allah! Në këtë ditë më afro tek  kënaqësia Jote, më mbaj larg zemërimit dhe dënimit Tënd, më jep rastin t’i recitoj ajetet e Tua, në mëshirën Tënde, o më i Mëshirshmi i mëshiruesve! O Allah na i hap dyert e Mëshirës Tënde! O Allah na zbut sytë me lotë të besimit! O Allah na zbut zemrat tona me ëmbëlsinë e imanit! O Allah sa afër të kam, dua të të flas me gjuhën e sinqeritetit, me fytyrën e shndritur dhe me shpirt të dorëzuar ndaj Teje!
Thënje e urtë:Kërkimi i së mirës është i vështirë,  ndërsa lënia e së keqes është më e vështirë, sepse çdo të mirë nuk ke nevojë ta marrësh, kurse çdo të keqe duhet ta lësh.
Loti nuk sjell dhimbje, por dhimbja sjell lot, mos thuaj o Zot kam një dhimbje, por o dhimbje kam një Zot!

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top