Ramazani, muaji i vigjilencës, dita e 25-të
Ajet Kuranor: „All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.“ (En-Nahl: 90)
Hadith profetik: “Kush gdhin i qetë në vatrën e tij,i shëndoshë në trup dhe ka të garantuar rrizkun e ditës, është tamam sikur ka poseduar të tërë dynjanë.
Duaja e ditës: O Zot! Nëse unë të harroj Ty, mos më harro Ti mua! O Zot, më ndihmo ta them fjalën e vërtetë para të fuqishmëve dhe më ndihmo që të mos e them të pavërtetën për t’i fituar duartrokitjet e të dobëtëve!O Zot, nëse më jep pasuri, mos ma merr lumturinë, e nëse më jep fuqi, mos ma merr mendjen!
O Zot, kur të më dhurosh sukses, mos ma merr lumturinë time, e kur të më dhurosh modesti, mos ma merr krenarinë me karakterin tim! O Zot, më mëso se toleranca është niveli më i lartë i forcës, kurse dëshira për hakmarrje është aspekti i parë i dobësisë!
Thënje e urtë: Shkalla më e lartë e sinqeritetit është përpjekja për të fshehur adhurimet ashtu siç i fsheh gabimet.