Ajet Kuranor: „Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij
një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.“(En-Nahl: 97).
Hadith kudsij: “Vërtet All-llahu i ka përcaktuar cilat janë veprat e mira e cilat të këqija, pastaj i ka sqaruar ato: Kush dëshiron me zemër të bëjë një vepër të mirë, por nuk mund ta kryejë, All-llahu do t’ia shkruajë atë vepër si të kryer të plotë, kurse nëse dëshiron të bëjë një vepër të mirë dhe e kryen, All-llahu do t’ia shkruajë dhjetë deri në shtatëqind herë më tepër. Por nëse dëshiron të bëjë ndonjë vepër të keqe e nuk e kryen, All-llahu do t’i shkruajë një vepër të mirë të plotë, kurse nëse dëshiron dhe kryen një vepër të keqe, atëherë All-llahu ia shënon vetëm një vepër të keqe”.
Duaja e ditës: O Allah! Na përdor gjithmonë në rrugën e drejtë dhe për veprat e hajrit!
Thënje e urtë: Janë dy grupe nga ummeti im që, kur ata janë të devotshëm, ummeti im do të jetë në të drejtë e kur ata janë të prishur ummeti im do të korruptohet: dijetarët dhe sundimtarët.
Selam alejkum vëllezer musliman ju pershendes per zemërsisht njashtu i’u uroj agjerimi të këndshem dhe shtim të veprave të cilat iu aftojn me te gjithmeshirshmin famëlart.