Ajet Kuranor: “Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni.“(El-Bekareh: 152).
Hadith profetik: “Kur të lutesh për diçka lutju Zotit, kur të kërkosh ndihmë, kërkoji Zotit e ta dish, se e gjithë dynjaja po të mblidhet për të të bërë një të mirë, nuk do ta bëjnë, nëse nuk ka qenë kader nga Zoti dhe po u mblodh e gjithë bota për të të bërë një të keqe, nuk do të munden ta bëjnë, nëse nuk ka qenë kader nga Zoti. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletët”.
Duaja e ditës: O Allah! Udhëzoi fëmijët e mi dhe gjithë fëmijët e muslimanëve. Ata janë të rrethuar nga kaq shumë joshje dhe harame . Mbroji ata prej gjithë ndikimeve të këqija, që i rrethojnë. Jepu atyre shokë, të cilët do të forcojnë besimin e tyre dhe ndihmoji ata, që të qëndrojnë në Rrugën e drejtë!
Thënje e urtë: Përmendja e Allahut është jetë për shpirtin dhe shpirt për jetën, është prehje për trupin, qetësi për zemrën dhe rahati për mendjen.
Dhikri është ritual të cilin Zotin e ka ligjëruar për lumturinë tonë.