Nevas ibën Sem’ani, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“Mirësi është morali i lartë kurse mëkat është ajo që të brenë në shpirt dhe urren që njerëzit ta shohin.”
______________________
(Muslimi)
Vabisa ibën Ma’bed, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: shkova te Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, e ai më tha: ke ardhur të pyetsh për mirësinë dhe mëkatin? I thash: po. Ai më tha: pyete zemrën tënde, mirësi është ajo me të cilën qetësohet shpirti dhe qetësohet zemra kurse mëkat është ajo që të brenë në shpirt, të ngacmon në gjoks edhe nëse njerëzit apo unë të japim fetva.”
______________________
Neveviu, rahimehullah, thotë: hadithi është hasen, e kemi transmetuar në dy musnedet, të Imam Ahmedit dhe Darimiut me sened sahih.