IAKV – Ebu Hanife

Nga Ebu Dherri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, po ashtu transmetohet se disa njerëz prej shokëve të Pejgamberit, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ta, i thanë atij:

O i Dërguar i Allahut, të pasurit na e kaluan me shpërblime, falen ashtu siç falemi, agjërojnë ashtu siç agjërojmë dhe japin lëmoshë nga pasuria që ju tepron. Ai u tha:

´´a nuk ju kadhënë Allahu edhe juve një gjë që do ta jepni lëmoshë? Çdo tesbih është lëmoshë, çdo tekbir është lëmoshë, çdo tahmid është lëmoshë dhe çdo tehlil është lëmoshë. Urdhërimi në të mira është lëmoshë, ndalimi nga të këqijat është lëmoshë po edhe marrëdhëniet intime (në mënyrë të ligjshme) ka lëmoshë´´. Ata thanë: o i Dërguar i Allahut, kur ndonjëri prej nesh të kënaq epshin e tij, edhe në këtë rast ka shpërblim?

Ai tha: ´´çka mendoni sikur të kënaqte epshin e tij në haram, a do të kishte mëkat? Ashtu nëse e bën në hallall, fiton shpërblim për një gjë të tillë.”
______________________

(Muslimi)

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top