IAKV – Ebu Hanife

 

Transmetohet se një njeri, në një natë, u nis për te Ebu Hanife dhe pasi iu drejtua, i tha: “O Imam, ka kohë që kam groposur thesarin diku, por që assesi të më bie ndërmend vendi se ku! A do të më ndihmoje në zgjidhjen e këtij problemi?”

Ebu Hanife ia ktheu: “Kjo s’është punë e fakihut (juristit) që t’ua zgjidh problemin në këtë rast. Mirëpo, pasi u mendua pak, tha:
“Shko në shtëpi dhe fillo të falesh, por pa ndërprerje, deri në mëngjes, dhe kështu, me siguri, do të të kujtohet vendi se ku i ke fshehur paratë, nëse do Allahu.”

Njeriu u kthye dhe filloi të veprojë ashtu siç e udhëzoi Imami. Dhe, papritmas, pas një kohe të shkurtër, tek po falej iu kujtua vendi se ku i kishte fshehur paratë. Me të nxituar shkoi dhe i gjeti ato.

Në mëngjes te Ebu Hanife po afrohej një njeri, dhe ja, ishte po ai njeri që një ditë më parë kishte kërkuar prej tij ndihmë për gjetjen e thesarit të humbur. Tek sa po i rrëfente Imamit për rastin dhe duke e falënderuar për ndihmën, e pyeti me shumë habi: “Si e dinit ju që unë do të kujtojë vendin e thesarit?”

Imam Ebu Hanife ia ktheu: “E dija që djalli  nuk do t’ju lë të qetë gjatë faljes dhe, me siguri, do t’ju pengonte, duke ju bërë të kujtonit vendin e thesarit tuaj të fshehur.”

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top