Transmetohet që Lukmani i urtë ka qenë shërbëtor te një i pasur.
Një ditë, zotëriu i tij e urdhëroi ta therë një dele dhe t’ia sjellë dy organet më të mira. Lukmani pasi e therri delen, ia dërgoi zotëriut të tij gjuhën dhe zemrën. Pas një kohe përsëri e urdhëroi ta therrë një dele dhe përsëri t’ia sjellë dy organet më të këqija(hidhura), Lukmani përsëri solli gjuhën dhe zemrën.
I çuditur me sjelljen e tij, zotëriu i tha:
– Unë të urdhërova që të më sjellësh dy organet më të mira, e ti më solle gjuhën dhe zemrën, pastaj të urdhërova që të më sjellës dy organet më të këqija (të hidhura), e ti përsëri më solle gjuhën dhe zemrën – ç´farë kuptimi ka kjo?”
Lukmani u përgjigj:
– Vërtetë nuk ka gjë më të bukur se gjuha dhe zemra kur janë të pastërta, dhe asgjë më të keqe se këto kur janë të prishura.
Përktheu dhe përshtati: Resmi LIKAJ