IAKV – Ebu Hanife

HADITHI 36

Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi, lavdia
dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“kush ia largon besimtarit një brengë të kësaj bote, Allahu do t’ia largojë një
brengë prej brengave të Ditës së Kiametit. Kush ia lehtëson (borxhin) atij që
është në vështirësi, Allahu do t’ia lehtësojë në Dynja dhe Ahiret. Kush ia mbulon
të metat muslimanit, Allahu do t’ia mbulojë të metat në Dynja dhe Ahiret. Allahu
i ndihmon robit të Tij ashtu siç i ndihmon ai vëllait të vet. Kush ndjek një rrugë
për të kërkuar dituri, Allahu do t’ia lehtësojë rrugën për ne Xhenet. Çdoherë që
tubohen njerëzit në një shtëpi prej shtëpive të Allahut, lexojnë Kur’anin, e
mësojnë atë mes tyre, mbi ta zbret qetësia, i kaplon mëshira, i rrethojnë melekët
e Allahu i përmend tek ata që janë tek Ai. Kë e lë mbrapa puna e tij nuk e
avancon prejardhja e tij.”

______________________
(Muslimi me këtë tekst)

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top